Profesor Ahmed Akgul, i cili është? Yazdır e-Posta
Prof. Dr. Ahmet Akgul pasi ka mbaruar studimet bazë në Fakultetin e mjkësisë pranë Universitetit të Ankarasë, në vitin 1997 ka vazhduar studimet e specializimit në spitalin "Turqia", Spitali i Specializimit të Lartë Arsimor dhe Hulumtues, "The Methodist Hospital-Baylor College of Medicine" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Houston si dhe në klinikën për Kirurgji Kardiovaskulare në Texas. Në vitin 2003 është kthyer në Turqi dhe ka filluar të punojë si kryeasistent në spitalin Spitalin e Specializimit të Lartë Arsimor. Përveç detyrës si kryeasistent, në vitin 2004 ka marrë detyrën e redaktorit në shtëpinë botuese më të madhe që ka botuar punime në fushën e mjekësisë në Turqi. Gjithashtu në këtë periudhë Profesori në fjalë, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e nivelit të revistës shkencore me karakter mjkësor "Resvista e Shkencave Mjekësore të Klinikave të Turqisë", e cila ka qenë e para dhe e vetmja që ka publikuar punime multidisciplinare edhe në gjuhën angleze edhe në gjuhën turke, kështu duke kontribuar që të ngritet në indekset më të rëndësishmë në botë. Përveç detyrës së redaktorit, Akgul ka qenë përgjegjës për vlersimin e shumë punimeve shkencore të cilët janë shkruar nga mjekë të ndryshëm të cilët kanë shprehur dëshirë dhe vullnet për ngritje në sferën akademike. Gjithashtu, për shumë mjekë dhe punojnës medicinalë, brenda dhe jashtë shtetit ka realizuar trajnime dhe ka ligjëruar për mënyrën dhe metodën e pregatitjes dhe botimeve të punimeve shkencore nga fusha e mjekësisë.

Në vitin 2005 në spitalin "Turqia", Spitali i Specializimit të Lartë Arsimor dhe Hulumtues, ngritet në detyrën e zëvendës-kryemjekut. Kështu që detyra e tij zgjerohet edhe jashtë kornizave të detyrës klinike në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare duke u koncentruar edhe në menaxhim të punës së spitalit me synim të rritjes së kënaqshmërise edhe të punëtorëve edhe të pacientëve.

Prof. Dr. Ahmet Akgül në vitin 2007 pasi fiton titullin e Docentit në fushën e Kirurgjisë Kardiovaskulare në vitin 2009 ngarkohet me detyrën për themelimin e Klinikës Kardiovaskulare pranë spitalit "Dr Sadi Konuk", Spital Arsimor dhe Hulumtues në Bakırköy të Stambollit. Aty ka vazhduar më tej me punimet me titullin e shefit dhe themeluesit të kësaj klinike. Në klinikën që kishte themeluar së bashku me ekipin punues të mjekëve, Prof. Dr. Ahmet Akgül ka treguar një sukses të veçantë ku punimet iu kanë publikuar edhe në sektorin e medias së shkruar vendore (me tituj si hapat e parë në fushën e Kirurgjisë Kardiovaskulare) poashtu posedon edhe qindra botime në literaturën mjekësore. Janë kuruar qindra pacientë me pamjafuteshmëri të valvulave, variçe të brendshme, si dhe pacientë me mungesë të kurimit të plagëve të variçeve me metodën e cila mban emrin e tij. (Metoda Akgül). Pas sukseseve të dala nga operimi me anë të metodës Akgül është ftuar në kongrese fillimisht ne Itali pastaj edhe në SHBA që t'ua prezanton kolegëve këtë metodë ku si metodë ka arritur të futet në literaturën mjekësore.

 

Përshkak të ritjes së numrit të të moshuarve në Turqi dhe për shkak që sëmundjet kardiovaskulare më shpesh paraqiten te mosha më e vjetër, profesori në fjalë është themelues i departamentit të Gerontologjisë (Shkenca mbi plakjen) në kuadër të Universitetit të Stambollit. Gjithashtu në këtë department ka fituar titullin Profesor si dhe kryetar i departamentit.

Prof. Dr. Ahmet Akgul është zëvendës dekan në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore pranë Universitetit të Stambollit, kryetar i departamentit të Gernotologjisë dhe përgjegjës akademik në klinikën Kardiovaskulare pranë spitalit "Dr Sadi Konuk", Spital Arsimor dhe Hulumtues në Bakırköy të Stambollit.

 


Prof.Dr. Ahmet Akgul

 

 

Shef i klinikës të Kirurgjisë Kardiovaskulare pranë "Dr Sadi Konuk", Spital Arsimor dhe Hulumtues në Bakırköy. 
Kryetar i departamentit të Gernotologjisë.